Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 14:15

Prishtinë – Zv/ kryeministri dhe ministër i drejtësisë, Hajredin Kuçi tha sot se Kosova është duke miratur ligje të mira në fushën e drejtësisë, të cilat janë me standarde ndërkombëtare dhe të aplikueshme. Kuçi, gjithashtu, potencoi se “për Qeverinë e Kosovës, sundimi i rendit dhe ligjit është ndër prioritetet kryesore, edhe pse ai e pranoi faktin se gjendja në këtë fushë, nuk është e kënaqshme. Këto komente Kuqi i bëri në hapje të konferencës ndërkombëtare të studiuesve të fushës së drejtësisë dhe shkencave politike me temën Qasja në Drejtësi që po mbahet në Prishtinë, organizator i të cilës është Instituti KIPRED në bashkëpunim me Universitetin Essex nga Londra dhe Universitetin e Prishtinës. Kuçi tha se institucionet e Kosovës kanë miratuar ligje sipas standardeve ndërkombetare, por edhe krijimin e disa institucioneve të pavarura në këtë fushë.

Ambasaroi britanik në Prishtinë, Jan Kliff, tha se Qeveria britanike i kushton rëndësi të madhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë. Diplomati britanik tha se edhe në raportin e progesit të Bashkimit Evropian dhe në atë të paraljamërimit të hershëm të UNDP-së, shumica e çështjeve kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë.

“Në Kosovë sundimi i rendit dhe ligjit dhe qasja në drejtësi janë prioritet tona kryesore, si për amabasadën briatnike e poashtu edhe për kolgët e DFID. Fondet e dhëna nga ta, për të mbnështetur sekreatiatin për sundmimi e ligjit, janë të disejnuara për të forcuar institucionet kosovare në mënyrë që të mundin të japin drejtësi dhe sundim të ligjit”, tha Kliff.

Ndërkaq, kryesuesi i bordit të KIPRED-it, Mentor Agani tha se drejtësia është çështje jetike për funskionimin e të gjitha sferave tjera të jetës në Kosovës, duke filluar nga sisitemi zgjedhor e deri te ekonomia e tregut. Konferenca ndërkombëtare e studiuesve të fushës së drejtësisë, i vazhdon punimet edhe nesër.