Lajme Shqip Tuesday, 07 June 2011 15:38

Prishtinë – Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi nënshkroi sot një marrëveshje për bashkëpunim akademik, me drejtorin e Departamentit të Forenzikës të Universitetit të Kretës, Manolis Michalodimitrakis.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Kosovës, kjo marrëveshje ka për qëllim fillimin e një bashkëpunimi në fushat e interesit të të dy palëve, si dhe dërgimin për studime të dy zyrtarëve nga Ministria e Punëve të Brendshme e
Kosovës, në Laboratorin e Forenzikës, në Universitetin e Kretës.      
Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar nga ministri Rexhepi dhe drejtori Michalodimitrakis, do të zgjasë për dhjetë vite dhe ajo mund të përtërihet me dëshirën e të dy palëve.