Lajme Shqip Monday, 27 June 2011 20:09

Prishtinë – Shoqata “Vatra” s’ka qenë në shërbim vetëm të komunitetit shqiptar që jeton në Amerikë, por në shërbim të gjithë kombit, tha sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës,  Jakup Krasniqi, gjatë takimit me kryetarin e kësaj shoqate nga Amerika, Gjon Buçaj, dhe kryeredaktorin e gazetës “Dielli”(organ i Shoqatës “Vatra”), Dalip Greca, bën të ditur zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.

“Ndihem krenar dhe shumë i lumtur që jam në Kosovë ku pata rastin të shoh shumë ndryshime”, tha kryetari i Shoqatës “Vatra”, i cili foli edhe për përgatitjet që po bën kjo shoqatë për kremtimin e 100-të vjetorit të saj.

Po ashtu, Buçaj shprehu dëshirën e tij që me rastin e kremtimit të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, tek ne, të organizohet kremte edhe për 100 vjetorin e themelimit të Shoqatës “Vatra”.