Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 11:40

Prishtinë – Sikurse është paraparë, sot pritet të mbahet seanca e parë dëgjimore për rastin Kleçka, në të cilin rast autoritetet e EULEX-it kanë ngritur aktakuzë kundër nëntë ish luftëtarëve të UÇK-së, përfshirë këtu edhe deputetin e PDK-së, Fatmir Limaj.

Sipas njoftimit të zyrës për shtyp të EULEX-it, nuk dihet nëse në seancën e sotme do të marrë pjesë edhe deputeti Limaj, njëherësh nënkryetar i PDK-së.

Dihet se Limaj nuk ka obligim ligjor të paraqitet në këtë seancë pasi që gëzon imunitetin e deputetit.

Për ndryshim nga 8 të akuzuarit e tjerë që po mbahen në paraburgim, Limaj as nuk është në arrest e as nuk është konfirmuar aktakuza ndaj tij për shkak të imunitetit të deputetit.

Prej tetë ish pjesëtarëve të UÇK-së të akuzuar nga EULEX-i, pesë ndodhen në paraburgim, kurse tre persona ndodhen në arrest shtëpiak.