Lajme Shqip Tuesday, 21 June 2011 14:05

Prishtinë – Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi dhe ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, Khaldoun Sinno, diskutuan sot për zbatimin e agjendës evropiane të Kosovës dhe përgjegjësitë që i takojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë drejtim.

Ministri Rexhepi e informoi Sinnon për progresin e arritur në fushën e legjislacionit, riatdhesimit dhe riintegrimit, sigurinë e dokumenteve, luftën kundër krimit të organizuar, si dhe Menaxhimin e Integruar të Kufijve.

Ndërsa, Khaldoun Sinno vlerësoi progresin e arritur, duke shprehur interesin që të vazhdohet me dinamikën e deritanishme edhe gjatë muajve të verës, në mënyrë që Raporti i Progresit të jetë sa më pozitiv për Kosovën.