Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 19:58

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim Haki Demollin (LDK), Halit Krasniqin (PDK) dhe Blerim Shalën (AAK), anëtarë të Komisionit për ndryshime në Ligjin zgjedhor.

Ata e njohën Presidenten Jahjaga me punën e deritashme të Komisionit për ndryshimin në ligjin zgjedhor, me synimin që të krijohet një ligj i qëndrueshëm zgjedhor, që do ta rregullojë këtë fushë për një kohë më të gjatë.

Presidentja Jahjaga u ofroi anëtarëve të Komisionit përkrahjen e plotë në punën e tyre dhe tha se do ta ketë një përfaqësues në komision, i cili do ta mbajë të informuar me punën e Komisionit.