Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 09:33

Prishtinë – Presidentja kosovare, Atifete Jahjaga, shprehu dje ngushëllime në Ambasadën e Hungarisë në Prishtinë me rastin e vdekjes së ish-presidentit të Hungarisë, Ferenc Madl.

Burime zyrtare nga Presidenca kosovare bënë të ditur se Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga vizitoi dje Ambasadën e Hungarisë në Prishtinë. Me këtë rast ajo nënshkroi në librin e zisë, të hapur në këtë ambasadë, me rastin e vdekjes së ish-Presidentit të Hungarisë në periudhën 2000-2005, Ferenc Madl.