Lajme Shqip Friday, 10 June 2011 16:35

Prishtinë – “Në rrugën e çlirimit të Kosovës, Epopeja e UÇK-së, sakrifica e familjes Jashari dhe bashkëluftëtarëve të tjerë të lirisë është bazamenti i ndërtimit të shtetit, lirisë, pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës”, ka thënë presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga gjatë vizitës në Prekaz, me rastin e shënimit të 133-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ishte kjo vizita e parë e znj. Jahjaga në cilësinë e presidents së Kosovës, me ç’rast bëri homazhe para varrit të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit dhe dëshmorëve tjerë të kësaj familje si dhe është pritur në kullën e Jasharajve nga Murat Jashari.