Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 18:18

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Sverre Johan Kvale, i cili është në përmbyllje të misionit të tij në Kosovë.

Presidentja Jahjaga tha në takim se e çmon shumë përkrahjen e Norvegjisë për Kosovën. Roli i Norvegjisë në rajon, tha ajo, është në përkrahje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.

Kosovës i nevojitet përkrahje që të mos mbetet e izoluar dhe ne e falënderojmë Norvegjinë për ndihmën në këtë drejtim, theksoi Presidentja Jahjaga.

Ajo, gjithashtu, shtoi se e ardhmja e tërë rajonit, përfshirë Republikën e Kosovës, është në BE dhe NATO.

Ambasadori Sverre Johan Kvale u shpreh i kënaqur që ka shërbyer në Kosovë, duke përfaqësuar vendin e tij.

Ai shtoi se Norvegjia do ta përkrahë Kosovën me programe zhvillimore, duke e ruajtur nivelin e mbështetjes së tanishme.

Norvegjia do ta përkrahë Kosovën në rrugën e liberalizimit të vizave dhe integrimit evropian, theksoi ambasadori Kvale.