Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 13:21

Prishtinë – Në përputhje me Ligjin për Inspektoratin e Policisë së Kosovës, nga dita e sotme Inspektorati Policor i Kosovës, si agjencion i pavarur ekzekutiv brenda strukturës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të ushtrojë përgjegjësi shtesë sa i përket ndjekjes penale ndaj punonjësve të Policisë së Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës, si mekanizëm zbatues i ligjit, do të garantojë qytetarët se Policia e Kosovës ushtron kompetencat e saj në përputhje me ligjin dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare dhe mbi të gjitha, të garantojë se po respektohen të drejtat dhe liritë themelore të individit, të parapara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe konventat ndërkombëtare.