Lajme Shqip Monday, 20 June 2011 18:58

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ia dorëzoi familjes Konushevci Urdhrin “Hero i Kosovës”, me të cilin heroi i kombit, Ilir Konushevci është dekoruar për vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Urdhri “Hero i Kosovës” Ilir Konushevcit i është akorduar nga ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, më 12 maj 2009, ndërsa iu dorëzua familjes së tij nga presidentja Jahjaga, në 42-vjetorin e lindjes së Ilirit.

Gjatë takimit me familjarët e Ilirit, presidentja Jahjaga tha se Iliri ishte një udhëheqës, luftëtar që vet projektonte dhe vet i realizonte projektet e qëndresës kombëtare.

Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës, të kohëve moderne, nga Lidhja e Prizrenit e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.