Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 18:44

Prishtinë – Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), prej 4200 aplikuesve janë pranuar 251 rekrutë të rinj, prej tyre  93 femra dhe 39 minoritarë.

Ministria e FSK-së njofton se në kuadër të përmbushjes së kapaciteteve njerëzore të planifikuara, ka përfunduar me sukses procesin e rekrutimit dhe testimit të rekrutëve të rinj.

Bëhet e ditur se sot, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, ka filluar faza e parë e trajnimeve për 150 pjesëtarë të rinj, të cilët kohë më parë janë pranuar pas një fazë testuese dhe seleksionimi. Prej tyre, 46 janë femra, ndërsa 19 janë pjesëtarë të minoriteteve.

Në kuadër të zhvillimit të programit trajnues, në muajin shtator pritet të fillojnë trajnimet edhe grupi i dytë i rekrutëve.