Lajme Shqip Friday, 10 June 2011 13:01

Prishtinë – Ambasadori i Francës, Zhan-Fransua Fitu, tha sot se epoka e përcaktimit të kufijve në Evropë ka përfunduar. Këto komente ambasadori Francez i bëri në një bashkëbisedim me gazetarë, duke shtuar se pavarësia dhe integriteti i Kosovës nuk do të jenë temë e diskutimit në bisedimet me Beogradin.

Idetë për ndarje janë më tepër për konsum të brendshëm, sesa temë e bisedimeve Prishtinë – Beograd, theksoi ambasadori Fitu.

“Duhet të bëhet dallim mes gjërave që i përkasin temave të brendshme në Prishtinë dhe Beograd. Ato i destionohen më shumë qytetarëve të vet. I kam thënë ministrit Hoxhaj kur ishte në vizitë në Paris, se koha e përcaktimit të kufijve të Evropës ka përfunduar. Ka tema për të cilat nuk do të diskutohet, e ato janë pavarësia, integriteti territorial dhe sovarniteti i Kosovës”, tha Fitu

Zhan-Fransua Fitu vlerësoi njohjen nga Andora dhe lavdëroi fushatën e lobimit që po e bën ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj.