Lajme Shqip Thursday, 16 June 2011 08:43

Prishtinë – Ndihmës-sekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi, Fhilip Gordon sot viziton Kosovën.

Ai do të takohet me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi.

Ndihmëssekretari Gordon dhe kryeministri Thaçi do të nënshkruajnë Marrëveshje Mirëkuptimi në fushën e arsimit.

Gordon gjatë takimit në Bosnjë e Hercegovinë me ministrin Enver Hoxhaj ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ndihmën e pakursyer për popullin e Kosovës.