Lajme Shqip Thursday, 12 June 2014 13:11

Labinotë Demi – Murtezi, do të jetë deputetja e parë me shami në Kuvendin e Kosovës.

Kandidatja e koalicionit (PDK- PD) Labinotë Demi – Murtezi, duke u bazuar në procesin e numërimit të votave, ka shprehur besimin se vetëm në Gjilan, mund të sigurojë një numër prej rreth 5 mijë votash.

“Ende mendoj se është herët të flitet për ndonjë rezultat konkret, sepse ende votat nuk janë numëruar, mirëpo besoj që përveç Gjilanit, edhe në komuna tjera kam marrë vota”, ka thënë Murtezi.

Ajo ka sqaruar se nga tetë për qind të votave të numëruara në komunën nga e cila vjen ajo, Gjilani, ka siguruar 500 vota.

Murtezi, është aktualisht anëtare e Kryesisë së PD-së, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Gjilanit, si dhe kandidate për deputete në Kuvendin e Kosoves. Sipas një zyrtari të Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi-Murtezi, mund të jetë kandidatja femër më e votuar në zgjedhjet e 8 qershorit.