Lajme Shqip Thursday, 16 June 2011 20:44

Prishtinë – Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Buhler, përgëzoi posaçërisht “aleancën e fortë me EULEX-in, të përqëndruar në përmirësimin e situatës së sigurisë në mbarë Kosovën për të mirën e qytetarëve të vendit”.

“Ky bashkëpunim i mirë ka kontribuar në operacionet e suksesshme të sigurisë”, tha ai gjatë një informimi mbi situatën e përgjithshme në Kosovë dhe misionin e KFOR-it, bën të ditur zyra e këtij misioni për marrëdhënie me publikun.

Njoftohet se Buhler priti në shtabin e tij në Prishtinë, Ministrin e Brendshëm të Shtetit Federal Gjerman të Northrhine-Ëestphalia (Bundesland Nordrhein-Ëerstfalen) Ralf Jäger, i cili përgëzoi per arritjet e misionit të KFOR-it dhe EULEX-it si dhe zhvillimin e përgjithshëm të situatës së sigurisë në Kosovë.