Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 13:47

Prishtinë – Minitrsi i FSK-së, Agim Çeku tha se memorandumi i bashkëpunimit me MPB është projekt për avancimin e rolit të FSK-së dhe jo për policizimin e saj. Në sqarimin para komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë, minsitri Çeku tha se memorandumi nuk parasheh ndërhyrje në kompetenca të policisë.

Ministrat Agim Çeku dhe Bajram Rexhepi u rrëfyen sot para komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë, lidhur me draft memorandumin e propozuar nga ministri Çeku për bashkëpunim mes këtyre dy ministrive. Ministri i FSK-së, tha se projekti nuk ka të bëjë me ndërhyrjen e FSK-së në kompetenca të policisë, por vetëm për ndihmë asaj, kur ajo ka nevojë. Sipas Çekut, memorandumi është keqinterpretuar nga mediat dhe kjo ka krijuar shqetësime të panevojshme.

Bajram Rexhepi, ministër i brendshëm, ka hedhur poshtë spekulimet e mediave kinse memorandumi do ta kriojnte Kosovën si shtet totalitar. Qëllimi i memorandumit tha Rexhepi, është bashkëpunimi i ndërsjellë ndërmjet dy ministrive dhe ndihma reciproke që duhet sipas ligjit t’i japin këto ministri njëra – tjetrës:

Ndërkaq Ahmet Isufi, kryetar i komisionit parlamentar për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë, tha se me sqarimet e ministrave u kuptua se nuk ka memorandum të nënshkruar, por vetëm një dokument inicial ndërmejt dy ministrive. Sipas Isufit komisioni do të përkrah çdo memorandum, i cili është i bazuar në ligjet në fuqi