Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 13:42

Prishtinë – Nëntë ish-ushtarët e UÇK-së, të cilët dyshohen për krime lufte gjatë vitit 1999 në Kleçkë të komunës së Malishevës, kanë dalë sot para një trupi gjykues të EULEX-it.

Sipas burimeve të portalit Lajmeshqip.com, aktakuza për Limajn pritet të publikohet në fillim të muajit korrik. Prokuroria, gjatë seancës së sotme, gjithashtu, ka kërkuar zgjatjen e paraburgimit të të akuzuarve në rastin e Kleçkës, vendim i cili do të merret ditën e mërkurë.

Portali Lajmeshqip.com shumë shpejt do të publikojë të gjitha materialet: Dosjet komplete të aktakuzave, kopjet dhe kallëzimet penale, që kanë të bëjnë me këtë gjykim.

Të akuzuarit e rastit të Kleçkës u arrestuan më 16 mars 2011, në kuadër të një operacioni të gjerë të EULEX-it nën dyshimet për vrasje, tortura dhe veprime të tjera penale të bëra kundër civilëve shqiptarë dhe serbë të Kosovës, si dhe ndaj të burgosurve të luftës në qendra të paraburgimit në Kosovë, në vitin 1999.