Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 18:53

Prishtinë – Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës me shqetësim ka marrë lajmin se redaktori i Radio Kontakt Plus në Veri të Mitrovicës, Zeljko Tvrdisiç, është sulmuar fizikisht të martën, më datë 07 qershor 2011, rreth orës 16: 00. Kolegu Tvrdisiç ka qenë duke e kryer punën profesionale, që për qëllim ka pasur trajtimin e temës që ka të bëjë me heqjen e kioskave nga trotuaret. Ai fillimisht është ofenduar e pastaj është rrahur nga një individ i njohur për Policinë e Kosovës.

AGPK u bënë thirrje organeve të rendit, përfshirë misionin e BE-së për sundimin e ligjit EULEX, që të marrin rastin në trajtim të veçantë, dhe të mundësojnë që personi që ka guxuar të sulmojë kolegun Tvrdisiç, të dënohet.