Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 16:56

Prishtinë – Lëvizja FOL publikoi sot raportin e parë krahasues mbi vlerësimin e deklarimeve të pasurisë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Agjencionin kundër korrupcionit dhe Komisionin Qendror Zgjedhor. Raporti i publikuar sot nga Lëvizja Fol përmbanë të dhënat mbi numrin e zyrtarëve të lartë të obliguar për të deklaruar pasurinë, si dhe numrin e atyre që kanë kryer këtë obligim gjatë përiudhës raportuese, dhe të atyre që nuk e kanë bërë këtë. Raporti flet se nga 800 zyrtarë të lartë publik, të obliguar për të deklaruar pasurinë, 619 prej tyre janë deklaruar. Petrit Zogaj udhëheqës i Lëvizjes Fol tha se ekzistojnë diferenca të mëdha në mes dy formularëve të atij të AAK dhe KQZ.

Në raportin e publikuar sot prinë deputeti Adem Grabovci me mbi 2 milion euro diferencë, Lutfi Haziri me mbi 1 milion euro dhe Xhavit Haliti me mbi 1 milion euro diferencë. Jetullah Aliu nga Agjencia Anti Korrupcion tha se Agjencia mirëpret publikimet e tilla, por hapat e metejmë për masa ndëshkuese do t’i merr prokuroria.

Në raport janë paraqitur mospërputhjet e 30 zyrarëve në deklarimin e pasurisë së tyre. Sipas levizjes FOL, gjetjet tregojnë se deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë politik, ende përballet me sfida dhe probleme.