Lajme Shqip Friday, 10 June 2011 07:27

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në përvjetorin e 133 të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sot bën nderim në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe viziton familjen Jashari.

Gjatë pasditës Presidentja Jahjaga bën nderim në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gllogjan.

Pas këtyre nderimeve, sipas agjendës së saponjofuar, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga viziton Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ndërsa, Aleanca Kuq e Zi ka njoftuar se sot në Prizren organizon forumin e intelektualeve, akademikëve, historianëve dhe figurave të shquara të kombit shqiptar, me rastin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Tradicionalisht, çdo 10 qershor, Kompleksi i Lidhjes Shqiptare në Prizren ka mijëra vizitorë dhe veprimtari që organizon qyteti historik.