Lajme Shqip Friday, 24 July 2015 21:31

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të Sigurimeve te Automjeteve në mes Kosovës dhe Serbisë që ishte nënshkruar në Bruksel me 23 qershor, ishte paraparë të hynte në fuqi sot. Por, zbatimi i saj nuk filloi me arsyetimin e palës serbe se nuk ka bërë përgatitje e duhura teknike.

Kosova ka vazhduar zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë. Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur të premten që të vazhdojë konkursin për zgjedhjen e gjashtë prokurorëve të rinj nga komuniteti serb, por edhe për stafin ndihmës për këta prokurorë.

Pranimi i stafit të ri është vazhdimësi e zbatimit të marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë.