Lajme Shqip Sunday, 14 April 2013 09:18

Prishtinë – Kryeministri Thaçi kishte premtuar që brenda 15 muajve të mandatit aktual qytetarët e Kosovës do të udhëtonin pa viza në zonën Schengen. Kjo periudhë kohe ka shkuar prej një viti.

E Qeveria e tij akoma nuk ka përmbushur edhe 164 veprime, me të cilat i kushtëzohet Kosovës liberalizimi i vizave. Veprimet janë të shpërndara në pesë blloqe, ndërsa 66 sosh janë paraparë të ndërmerren në fushën e sigurisë dhe të rendit publik. Të gjitha është paraparë të përmbushen brenda 2013-s, shkruan sot Koha Ditore.

Për të gjitha hallkat, luftimi i korrupsionit është identifikuar si kushti kryesor që duhet përmbushur Kosova, në kompensim të heqjes së vizave.

Është paraparë të hartohen ligje të reja e të ndryshohen dhe të plotësohen ligje në fuqi, të hartohen shumë akte nënligjore, të ndërmerren aktivitete hetimore kundër korrupsionit, të përgatiten statistika që vërtetojnë përkushtimin për ta luftuar këtë praktikë, por edhe të bëhen trajnime për të ngritur vetëdijen kundër korrupsionit.(LajmeShqip.com)