Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 11:08

Autoritetet kosovare i kanë dorëzuar UNESCO-s garanci me shkrim se në asnjë mënyrë, formë a trajtë nuk do të ndryshojnë emrin e pronave të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), që është një kategori kushtetuese e Kosovës dhe riemërtimi i monumenteve të regjistruara në listën e UNESCO-s do të ndryshojë vetëm në konsultim me KOS-in, ka deklaruar zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës Petrit Selimi në prag të seancës së Këshillit Ekzekutiv të UNESC-së, transmeton Koha.net raportimet.

Garancitë me shkrim i kanë përshëndetur shumë vende. Ne nuk kemi probleme me kisha e xhami, sespe jemi vend sekular progresiv, citohet të ketë thënë Selimi.

KOS, citon gazeta e Beogradit “Danas”, insiston që garancitë ndërkombëtare të jenë pjesë e marrëveshjeve të Brukselit ndërmjet Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së.

Serbia po zhvillon një fushatë negative ndaj pranimit të Kosovës në UNESCO, duke i quajtur kosovarët barbarë dhe duke përdorur mjete të papranueshme .