Lajme Shqip Sunday, 12 June 2011 17:02

Prishtinë – Kosova shënoi sot 12-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s, që i dha fund luftës për çlirim nga forcat serbe.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vlerësuar se e kaluara e kosovarëve shërben si kujtesë për të ndërtuar të ardhmen e vendit. 12 Qershori, në kalendarin e festave zyrtare në Kosovë shënohet si Dita e Paqes.

Me rastin e kësaj dite, kryeministri kosovar Hashim Thaçi iu drejtua qytetarëve të vendit me një mesazh urimi në të cilin, pasi se në këtë përvjetor kujtojmë simbolin e rezistencës së gjithë qytetarëve të Kosovës, babanë e Pavarësisë së Kosovës, komandanti legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjen e tij heroike, përkujtoi se Kosova është njohur nga 76 shtete, ka arritur shumë suksese duke përmendur me këtë rast edhe autostradën Vërmicë-Merdare dhe atë do të ndërtohet Prishtinë- Shkup.

Në Ditën e Paqes, kryeministri i Kosovës falënderoi eprorë e ushtarë të NATO-s, të cilët në momentet më të vështira dhe më vendimtare u vunë në mbrojtje të vlerave të qytetërimit në Kosovë dhe u shprehu mirënjohje të madhe SHBA dhe BE-së.

Në fund të mesazhit kryeministri kosovar Hashim Thaçi u zotua se agjendë e Qeverisë së Kosovës do të jetë agjendë evropiane.