Lajme Shqip Friday, 30 March 2012 11:00

Prishtinë – Arrestimet e fundit nga ana e Serbisë po e dëmtojnë marrëveshjen për lirinë e lëvizjes që është arritur në Bruksel.

Autoritet kosovare i janë drejtuar sërish  zyrës së ndërmjetësit të Bashkimit Evropian për  bisedimet me Serbinë  Robert Cooper.

Pala kosovare  mësohet se i ka kërkuar ndërmjetësit në Bruksel presione më të mëdha mbi Serbinë për respektimin e marrëveshjeve të arritura më herët.

Kërkesa e autoriteteve kosovare vjen pas arrestimeve të fundit të shtetasve kosovarë që konsiderohet shkelje e marrëveshjes për lëvizjen e lirë.

Përveç respektimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë pala kosovare gjithashtu mësohet se ka kërkuar që Serbia të respektoj edhe marrëveshjen për nismat rajonale.