Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 08:45

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka, ka thënë se, pas fuqizimit të MSA-së, Kosova duhet të dëshmojë kapacitetin institucional për të qenë një ditë pjesë e BE-së.

Reka ka thënë për ‘Epokën e re’ se rol kyç në këtë proces do të kenë faktori njeri dhe angazhimi i tërë potencialit qeveritar dhe joqeveritar në secilën fushë.

Ai ka vlerësuar se nënshkrimi i MSA-së erdhi si një lloj ‘shpërblimi’ për Kosovën pas nënshkrimit të marrëveshjes me Beogradin në dialogun e Brukselit.

Reka ka treguar se gjatë këtij procesi, së paku dhjetëvjeçar, konsensusi politik dhe ndërpartiak do të jetë i rëndësishëm.