Lajme Shqip Wednesday, 10 October 2012 11:45

Prishtinë- Konfirmohet aktakuza ndaj zv/ kryeministrit të Kosovës Bujar Bukoshit, ish sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Tolaj dhe tetë ish-zyrtarëve tjerë nga kjo ministri.

Këtë e ka konfirmuar për Express avokati i Bukoshit Besnik Berisha. Ai ka thënë se aktakuza është konfirmuar me disa ndryshime të vogla.

Bukoshi, Tolaj dhe të tjerët akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas aktakuzës dhjetë të pandehurit në bashkëveprim janë siguruar që kompania farmaceutike “Jona Med” pronë e familjes Deshishku të mos marrë asnjë tender nga Ministria e Shëndetësisë.

Portali LajmeShqip.com kishte publikuar disa dosje dhe materiale ekskluzive për keqpërdorimet e bëra në Ministrinë e Shëndetësisë.

1) Në 30 qershor 2011, LajmeShqip.com publikoi sëpari një dokument jo me pak peshë, në të cilin ish-ministri Bujar Bukoshi akuzon emra të mëdhenj e të vegjël të politikës kosovare, e deri te përfaqësues të diplomacisë amerikane në Prishtinë, të jenë të përfshirë, sipas tij, në një aferë barnash në vlerë prej 1.4 milionë eurosh. Nisma e Bukoshit, kurrë nuk shkoi në fund. Publikimin mund ta lexoni këtu.

2) Më pas në datën  5 qershor 2011, LajmeShqip.com publikoi një tjetër dokument prove korrupsioni i servirur drejtësisë pikërisht nga ish-sekretarit permanent në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Ilir Tolaj sipas të cilit, i shkruan Kryeprokurorit të EULEX-it, Johannes Van Vreesëijk dhe Zv/kryeprokurores së EULEX-it, Publikimin e plotë mund ta lexoni këtu.

3) Publikimi tjetër ekskluziv lidhur me keqperdorimin e fondit 18 milionë eurosh i paraparë për blerjën e barnave për spitalet publike është faktuar nga Njësia e Auditimit të Brendshëm e Ministrisë së Shëndetësisë. Publikimin ekskluziv mund ta lexoni këtu.

4) Pas shumë skandaleve dhe akuzave, Bukoshi e Haraçia japin dorëheqjen (LajmeShqip.com)