Lajme Shqip Thursday, 20 June 2013 19:58

 

 

Kryediplomati i Kosovës Enver Hoxhaj firmosi më 26.04.2012 një marrëveshje mirëkuptimi me British Council si partner implementues për të zhvilluar aktivitetet e diplomacisë publike në interes të Kosovës lidhur me Strategjinë për Njohje.

“Në Marrëveshjen e Mirëkuptimit me British Council të nënshkruar

nga Ministri me datën 26.04.2012, MPJ duhet të financojë vlerën prej 180,000€”, potencon raporti vjetor i auditimit për Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Raporti zbulon se e tërë shuma është transferuar si avans pa marrë aprovim nga Komisioni për Buxhet e Financa i Kuvendit të Kosovës.

Ministritë në Kosovë kanë të drejtë të transferojnë avance deri në vetëm 15 për qind të vlerës totale të kontratës.

Nëse avansi tejkalon këtë përqindje atëherë duhet marrë aprovimi i Komisionit për Buxhet e Financa i parlamentit të Kosovës.

“Po ashtu, përfituesi i kësaj marrëveshje nuk kishte ofruar asnjë raport

për të dëshmuar shërbimet e ofruara apo realizuara”, ceket në raportin e bërë publik këtë muaj.

Për më tepër, kjo marrëveshje është realizuar nga kategoria e mallrave

dhe shërbimeve dhe si e tillë nuk është e nënshkruar nga menaxheri i

prokurimit.