Lajme Shqip Friday, 01 February 2013 18:27

PRISHTINE - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologu i Serbisë, Tomislav Nikoliç do të takohen më 6 shkurt në Bruksel, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta, duke cituar burime brenda Bashkimit Evropian.

Takimi do të zhvillohet nën praninë e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, ndërsa në takim do të diskutohet prespektiva dhe normalizimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Bogradit.

Ndërkaq, Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk do të takohen në Mynih ka konfirmuar Presidenca serbe.

Disa media kanë spekuluar se dy zyrtarët mund të takohen në Gjermani, pasi të dy ata janë të ftuar në konferencën për siguri, që mbahet atje.

Ndërsa, kabineti serb ka thënë se Nikolliç nuk merr pjesë në atë konferencë dhe se takimi me Jahjagën pritet të ndodhë në Bruksel, nën praninë e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Konferenca për siguri në Mynih nis punimet sot, për t’i vazhduar deri më 3 shkurt.(LajmeShqip.com)