Lajme Shqip Saturday, 31 October 2015 08:55

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e Shqipërisë ka administruar ofertat e kompanive të interesuara për të marrë koncesionin për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Kombi

Në këtë garë paraqitën ofertat 2 kompani, “China Construction Commucination Company”L.T.D dhe “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ticaret L.T.D & Salillari”, ndërsa dy kompanitë tjera konsorciumi “Aktor Concessions S.A Egis Projects” dhe kompania“GegTerna-Terna S.A” nuk paraqitën ofertat.

Komisioni i vlerësimit dhe konsulenti ndërkombëtar “International Financial Coorporation”, do të vlerësojnë propozimet teknike dhe ligjore, dhe oferta më e mirë do të shpallet fituese ditën e hënë në orën 16.00.

Kompania fituese do të duhet të përfundojë disa vepra të rëndësishme dhe të domosdoshme për këtë rrugë, që është e papërfunduar akoma. Koncesioneri do të duhet të ndërtojë urën e re të Kukësit, si dhe rehabilitimin e skarpateve gjatë gjithë gjatësisë së rrugës, po kështu edhe tunelin në dalje të urës së Kukësit dhe disa element të rrugës përfshirë sinjalisti kën dhe ndriçimin e kryqëzimeve.

Është parashikuar një investim midis 38-43 milionë euro që do ta bëjë kompania që do ta fitojë koncesionin, dhe që do të ketë për detyrë edhe mirëmbajtjen rutinë e atë periodike të këtij segmenti mjaft të rëndësishëm./RTK/