Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 07:29

Prishtinë – Sipas analizave të bëra deri më tani, SPP ka vlerësuar se nuk është vërejtur asnjë zvogëlim në të hyrat e kompanisë, por vetëm sa janë rritur ato, që nga ardhja e z. Haxha në krye të PTK-së.

Kjo është dëshmuar me raporte të vazhdueshme, të cilat janë publikuar dhe janë vlerësuar edhe nga institucionet e Kosovës, ku PTK kontribuon në mënyrë të vazhdueshme në buxhetin e Kosovës.

Kjo situatë do të vazhdoj edhe pse Sindikata Profesioniste e Punëtorëve të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës vlerëson se ngritja e aktakuzës nga EULEX, për kryeshefin Ekzekutiv të PTK-së, Prof. Dr. Shyqëri Haxha, në  kohën kur procesi i privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës është duke u zhvilluar sipas strategjisë dhe planit të paraparë, bazuar në dispozitat ligjore, po dëmton imazhin e kompanisë dhe frigohet në uljen e vlerës së Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës.

Që nga viti 2009, kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, disa herë është shpallur menaxher i suksesshëm në vend, dhe që seriozisht ka punuar në interesin e vendit, duke krijur edhe të hyra që kanë kontribuar në buxhetin e Kosovës, andaj SPP vlerëson të pa drejt ngritjen e aktakuzës ndaj Kryshefit Ekzekutiv të PTK-së, z. Haxha.

Jo vetëm PTK-ja,  por  edhe organizatat ndërkombëtare në vend, PTK-ën e kanë shpallur edhe si kompaninë më të pakorruptuar në vend, që kjo është hera e parë që ndodh, që nga fillimi i funksionimit të PTK-së nga pas lufta.

Duke u bazuar në këto fakte dhe shumë të tjera, sindikata vlerëson se ngritja e aktakuzës ndaj Kryeshefit të tyre, është e demshme për kompaninë dhe vetë personalitetin e z. Haxha, që asnjëri nuk e meriton një punë të tillë.

Sindikata Profesionale e Punëtorëve të PTK-së, fton të gjithë që të mbrojnë interesin e kompanisë, punëtorëve, të kontribuojnë pozitivisht për vlerat që ka kompania, gjegjësisht, PTK-ja.

Gazmend Isufi,  Kryetar i Sindikatës Profesioniste të Punëtorëve të PTK-së.

Prishtinë, më 23. 06. 2011.