Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 22:13

Zëdhënësja e përfaqësues së lartë të BE-së Federica Mogherini , Maja Kocijançiq, ka deklaruar se të dy palët, Beogradi dhe Prishtina, duhet të zbatojnë atë për të cilën janë marrë vesh.

“Gjithë ajo për të cilën është arritur marrëveshja në kontekstin e dialogut, duhet të zbatohet pa marrë para sysh procedurat e brendshme të cilat nuk dëshirojmë t’i komentojmë”, ka thënë Kocijançiq duke u përgjigjur në pyetjen rreth reagimit të Brukselit në vendimin e Prishtinës për shtyrjen e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe,transmeton Koha.net.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq  ka thënë se lidhur me këtë do të takohet me bashkëpunëtorë të afërt të Federica Mogherinit si dhe me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, Evropën Perëndimore e Turqinë në Shërbimin Evropian për Politikë të Jashtme Angleina Eihorst.