Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 10:32

Zëvendësministri Gani Koci, njëherësh anëtar i kryesisë së PDK-së, ka demantuar liderin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limajn, i cili dje tha se është ndarë me Thaçin kur kuptoj se po e sillte Serbinë në Kosovë.

Koci ka thënë se kjo është rrena më e madhe e Fatmirit deri më tash, sepse Limaj është larguar kur kuptoj se Thaçi nuk do ta mbronte për veprimet e tij korruptive si ministër, edhe përkundër përpjekjeve shantazhuese të tij.

 Gani Koci

Madje, Koci ka kërkuar prej Limajt që të tregojë edhe në sa dyer ka trokitur Limaj për të bërë parti të re kundër Hashimit, pasi kishte dalur nga burgu i Hagës dhe se a kishte gjetur përkrahje.

“Fatmir Limaj në një deklarim për opinionin publik tha se u largua nga Hashim Thaqi kur kuptoj se ai po e sjell Serbinë në Kosovë?!! Kjo është rrena ma e madhe e Fatmirit thënë deri me tani. Fatmiri u largua nga Hashimi kur kuptoj se po ky Hashim nuk do ta mbronte Fatmirin për veprimet e tij korruptive si ministër… edhe përkundër përpjekjeve shantazhuese të tij. Të na tregoj Fatmiri në sa dyer trokiti për të bërë parti të re kundër Hashimit, pasi doli nga burgu i Hagës dhe se a gjeti përkrahje….! U kthy prapë te Hashimi!!!”, ka shkruar Koci në llogarinë e tij në Facebook.