Lajme Shqip Monday, 30 July 2012 20:31

Tiranë -Përmes një njoftimi zyra e shtypit në MPJ-së, bën të ditur se, në mesazhin e znj. Klinton thuhet: “Zoti Ministër, urime për emërimin tuaj si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë. SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë në shumë fusha.

Ne jemi mirënjohës për rolin thelbësor që ka luajtur vendi juaj në ruajtjen e stabilitetit në Balkan dhe vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në përpjekjet tona të përbashkëta në Afganistan dhe në një sërë çështjesh në forumet ndërkombëtare. Do të doja të përsërisja mbështetjen amerikane për Shqipërinë në kryerjen e reformave të nevojshme për të arritur objektivin e saj për antarësim në BE.

Jam e bindur se ju si Ministër i Jashtëm do të punoni për një zhvillim të mëtejshëm demokratik dhe prosperitet ekonomik në Shqipëri, do të ruani politikën e jashtme konstruktive të vendit tuaj dhe të vazhdoni të forconi lidhjet mes vendeve tona”, thuhet në mesazhin e sekretares amerikane Hillari Klinton derguar sot Ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti. (LajmeShqip.com)