Lajme Shqip Sunday, 12 August 2012 14:51

SHBA – Këshilli Kombëtar Shqiptaro – Amerikan (NAAC) ka bërë thirrje që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë.

Kjo thirrje bëhet me rastin e festës së 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe pas thirrjeve që pasuan nga kongresisti amerikan Eliot Engel dhe diplomacisë evroperëndimore.

“Parlamenti i Shqipërisë duhet ratifikuar amendamentin kushtetues mbi imunitetin për ligjvënësit, gjykatësve dhe drejtuesve të institucioneve kushtetuese. Kjo për shkak se në tetor vjen edhe raporti i progresit i Komisionit Evropian, i cili rekomandon miratimin e kësaj çështje, për të fituar vendi statusin e kandidatit. Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm në dhjetë vitet e fundit dhe është bërë një anëtare e institucionet euro-atlantike të shumta, duke përfshirë NATO-n. Prandaj Qeveria, Parlamenti dhe opozita duhet të punojnë së bashku për të miratuar dhe zbatuar rekomandimet e BE-së”, thekson KKSHA, informon agjencia e lajmeve INA. (LajmeShqip.com)