Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 15:48

Prishtinë – KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës zhvilluan ushtrimin e përbashkët fushor “Skifteri i Ballkanit”. Kjo kjo ishte hera e parë që FSK-ja merr pjesë në një ushtrim të tillë.

Në Kampin Vrellë, në afersi të Prishtinës, pjesëtarët e FSK-së dëshmuan aftësitë e tyre krah atyre të KFOR-it dhe EULEX-it. Për herë të parë FSK-ja ishte pjesë e ushtrimit Skifteri I Ballkanit, që demonstron menaxhimin e një termeti të rënd që ka shkatuar trazira të mëdha në Kosovën qëndrore. Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, e vlerësoi lartë performancën e treguar nga njësitet e FSK-së.

Ministri i FSK-së Agim Çeku, duke e vlerësuar lartë ushtrimin dhe performancën e treguar nga njësitet e FSK-së, ka falenderuar gjeneralin Buhler për mundësinë që FSK-js të demonstrojë aftësitë e saj.

Pjesëmarrja e FSK-së me kapacitetet e saj për të intervenuar në rast të fatkeqësive natyrore dhe për t’i ndihmuar forcave ndërkombëtare paraqet një dimension të ri në vazhdën e ushtrimeve të “Skifterit të Ballkanit”.

Këto kapacitete janë pjesë e trajnimeve të ndryshme të organizuara nga KFOR-i në kuadër të monitorimit dhe këshillimit të FSK-së. (LajmeShqip.com)