Lajme Shqip Friday, 24 July 2015 15:30

Si rezultat i një angazhimi të jashtëzakonshëm të punëtorëve, duke tejkaluar te gjitha normat e parapara teknike, thuhet në një njoftim për medie të KEK-ut, të gjitha punët rreth aftësimit të njësisë gjeneruese A4 kanë përfunduar me sukses, brenda 24 orëve nga ndalja e saj.

Si rrjedhojë njësia A4, në orët e hershme të mëngjesit sot, është lëshuar në punë të rregullt.

Në këtë moment, KEK është duke prodhuar deri 650 MWh/h nga dy njësi të Kosovës B dhe një njësi të Kosovës A, që mjaftojnë për mbulimin e kërkesave e konsumit vendor.

Me tej, në bazë të dinamikës së shtuar të punimeve, pritet që deri të hënën edhe një njësi e Kosovës A të jetë në prodhim.

Përkundër faktit se stabilimentet e trashëguara janë shumë komplekse dhe vështirë të parashikueshme për sa i përket proceseve të operimit, falë përkushtimit të punëtorëve dhe ndryshimit të konceptit menaxherial, KEK dëshmoi edhe njëherë seriozitetin dhe përgjegjshmërinë në eliminimin e problemeve në afat rekord.

Si rrjedhim, përkundër sfidave te ndërlidhura me jetëgjatësinë e njësive me të cilat është duke operuar, falë përkushtimit të punëtorëve dhe menaxhimit efikas, KEK arrin që në afat rekord të aftësoj njësitë të prodhojnë konform planit dhe bilancit elektro-energjetik.

Për më tepër, edhe këtë vit KEK është duke vazhduar me trendin pozitiv të prodhimit, ku gjatë periudhës se gjysmës së 2015, mbi nivelin e planifikuar të prodhimit, dhe ka tejkaluar nivelin e kërkesave të konsumatorëve të vendit për energji elektrike.

Duhet te jemi të vetëdijshëm se njësitë gjeneruese të Termocentralit Kosova B, kanë moshën mbi 35 vjeçare përderisa ato të Kosovës A, mbi 40 vjeçare.
Për këtë arsye, proceset e operimit të njësive në fjalë, janë shumë komplekse dhe vështirë të parashikueshme, për sa i përket angazhimeve që kërkohen.

Kushtet atmosferike të nxehtësisë ekstreme që janë duke mbretëruar e vështirësojnë edhe më tepër situatën për sa i përket operimit dhe intervenimit dhe që shkaktojnë limitime të natyrshme të fuqisë së këtyre njësive.

Në këtë vije, ashtu sikur qe vepron KEK-u, shpresojmë se secila palë e ndërlidhur me sektorin e energjisë, duke përfshirë edhe bartësin e licencës se furnizuesit publik, që menaxhon me import dhe eksport të energjisë të bëjë përpjekje, që të kryej funksionin e vet që ka dhe të marr përgjegjësitë që i takojnë sipas autorizimeve dhe licencës”, thekson KEK.