Lajme Shqip Friday, 10 June 2011 09:25

Tiranë – Marta Garcia Fidalgo, shefe e Njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit të KE, deklaroi mbrëmë gjatë takimit përgatitor të delegacionit për Europën Juglindore të Parlamentit Europian në Bruksel, se Shqipëria nuk ka abuzuar me regjimin e lirë të vizave të vendosur 15 dhjetorin e shkuar. 
Komisioni Europian ndërkohë foli edhe mbi vlerësimin që do të përmbajë raporti i radhës i progresit për Shqipërinë, i cili publikohet më 12 tetor. 
Raporti pritet t’i kushtojë një hapësirë mjaft të veçantë edhe procesit zgjedhor. “Është e rëndësishme që tani procesi i ankesave të bëhet në qetësi, në respekt të rregullave institucionale dhe mendoj se çështja e saktësisë ligjore për këtë hap të ndërmarrë nevojitet qartazi që të zgjidhet në mënyrë transparente, të ndershme dhe ligjore, duke respektuar rendin ligjor shqiptar”, ka deklaruar Marta Garcia Fidalgo, 
Komisioni Europian rreshtoi vlerësime në të 12 kushtet që duhen përmbushur nga Shqipëria, duke vlerësuar mënjanë procesin zgjedhor. “Mendoj se është e drejtë që të njohim se pati zgjedhje konkurruese dhe transparente’, theksoi Fidalgo.
Europarlamentarët do të takohen me kolegët e tyre shqiptarë më 14 dhe 15 qershor në Bruksel.