Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 22:44

Tiranë – Griselda Rroshi, bashkëshortja shtatzënë e Elvis Rroshit, kreut të ri të Bashkisë së Kavajës, ka denoncuar sot në polici rrëmbimin e saj për disa orë nga disa persona, ndërkohë që autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Burime nga organet e rendit bënë të ditur se ngarja ka ndodhur pasditen e së martës pranë stadiumit “Selman Stermasi”, në Tiranë, kur 28-vjeçarja Griselda Rroshi pretendon se është rrëmbyer me makinë nga disa persona, ndërsa ishte duke udhëtuar drejt Kavajës.
28-vjeçarja Rroshi, pasi është marrë me dhunë në makinë, është liruar disa orë më pas, mëngjesin e sotëm, kur i është drejtuar policisë duke bërë kallzimin për ngjarjen e rëndë.
Gjatë kohës që është mbajtur peng, Griselda Rroshi mendohet të ketë bërë lindje të detyruar, ndërkohë që nuk dihet fati i foshnjes së saj. 
Krahas policisë, për zbardhjen e ngjarjes, është angazhuar edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, që ka ngritur një grup pune me prokurorë dhe hetues.Ndërkohë, nga organet e rendit nuk ka ende ndonjë njoftim zyrtar për këtë ngjarje.