|
|
e Hënë, 11 Qershor 2012 11:10 Tiranë (PLOTESUAR 12:30)- Kandidati zyrtar i maxhorances per president, Artan Hoxha, pasi ka marre edhe miratimin ne komisionin e Ligjeve, ka mbledhur 40 firma ne favor te tij dhe vetem pak para nisjes se seances se votimit ka deklaruar terheqjen nga kandidatuara, duke u bere keshtu e dyta zgjedhje e terhequr e maxhoranes.
Lajmi per terheqjen e tij u konfirmua zyrtarisht nga kreu i grupit te PD-se, Astrit Patozi e me pas u faktua me nje leter sqaruese te vete Hoxhes, derguar mediave.
Letra e plote: “Deri pas mbledhjes së mbrëmshme kam shpresuar se procesi presidencial do të mbante frymën minimale të mirëkuptimit dhe konsensualitetit madje dhe sot në mëngjes pasi kam marrë me qindra e qindra mesazhe urimi një pjesë e mirë, e të cilave më kanë ardhur nga individë brenda dhe pranë Partisë Socialiste.
Kam vazhduar të shpresoj se procesi presidencial premtonte ende mirëkuptim dhe konsensus, por duke parë qëndrimet e eksponentëve socialistë dhe pranë tyre, të cilët filluan të përdorin me agresivitet dhe egërsi të gjitha llojet e akuzave të bajatosura në këto 22 vite, përfshi shpifje dhe shantazhe, arritën në përfundimin se procesi presidencial nuk mund të ketë as minimumin e civilizimit dhe aq më pak të vullnetit të mirë për zgjidhje të arsyeshme dhe konsensuale.
Arrita të kuptoj se në procesin presidencial për shkak të interesave politike nuk lejohet të kontribuojnë faktorët civilë. Unë e kam ndjekur nga shumë pranë procesin presidencial, kam komentuar dhe kam shkuar në favor të zgjedhjes së arsyeshme dhe konsensuale. Mendova të kontribuoj në instancën e fundit për të njëjtin qëllim, por për gjithçka çfarë shpjegova më lart deklaroj se nuk mund të jem më pjesë e vazhdimit të këtij procesi, i cili me sa duket paralajmëron furtunë”, thuhet në deklaratën e tij. (LajmeShqip.com)
***********************************************
Tiranë – Artan Hoxha eshte diplomuar ne Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ministër i Tregetisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik në vitet 1992- 1993, zoti Hoxha ka kryer studimet pasuniversitare Master në Ekonominë e Mjedisit dhe Energjisë në Itali në vitet 1994-1995. 
Dha dorëheqjen nga detyra ne fund te vitit 1993, ndersa ne vitin 1994 ndaj tij dhe ish-ministrit Ruli, edhe ai ne qeveri ne ate kohë nisen hetime, të cilat u pushuan pak kohe me vone. Z. Hoxha ka kryer studimet pasuniversitare Master në Ekonominë e Mjedisit dhe Energjisë në Itali ne vitet 1994-1995. Drejtor e me pas president i Institutit te Studimeve Bashkekohore nga viti 1997 e ne vazhdim, institut te cilin ne ate kohe e themeloi se bashku me zotin Genc Ruli, aktualisht minister i Bujqesise.
Anëtar i Keshillit te Administrimit te Universitetit te Tiranes nga shkurti i 2008 deri ne maj te 2010. Anëtar i Bordit Keshillimor te Qendres Kerkimore per Evropem Juglindore ne Selanik te Greqise. Vitet e fundit, ka luajtur rol te rendesishem në ngritjen e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit Qendrës Kombëtare të Licencimit, reformimin e sistemit fiskal, krijimin e Gjykatave Administrative dhe aktualisht po punon për reformimin e sistemit institucional e ligjor të inspektimeve administrative mbi biznesin
Gjate kesaj periudhe, nga vitit 1997 dhe deri ne vitin 2004, zoti Hoxha ka bashkepunuar ne nivel teknik edhe me qeverite socialiste te zotit Meta e zotit Nano. Z. Hoxha është një nga opinionistët e njohur lidhur me çështjet ekonomike, ligjore, institucionale dhe politike me një aktivitet të spikatur mediatik në median televizive dhe shtypin e përditshëm. Emri i tij ka qene permendur edhe para dy javesh, perpara se te perzgjidhej kandidatura e Xhezair Zaganjorit, por burimet thone se ai ne ate kohe e pati refuzuar kandidimin,per ta pranuar tani, ne raundin e katert. (T.Ch)