Lajme Shqip Wednesday, 22 July 2015 12:55

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu-Kamishi, ka thënë për Telegrafin se nuk do ta tregojë votën e tij se a do të jetë pro ose kundër Gjykatës Speciale deri në seancën kur do të votohet për Gjykatën.
“Nuk do të flasë se si do të votojë, këtë do ta tregoj përmes votimit, në ditën kur do të mbahet seanca për votimin e Speciales”, ka shtuar Haxhiu.

Ndryshe, sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PDK-së, të thirrur nga kreu i partisë, Hashim Thaçi, është diskutuar për votimin e Speciales para se Kuvendi të shkojë në pushim.

Haxhiu, kishte votuar kundër themelimit të Speciales, kur ajo ishte dërguar në Kuvend për votim, në seancën e 26 qershorit.