|
|
e Enjëte, 04 Tetor 2012 14:23 Prishtinë – Raportuesi i PE për Serbinë Jelko Kacin ka përfundon sot vizitën dyditor në Kosovë.
Në fokus të takimeve me zyrtarë të lartë të Kosovës dhe Euleks-it ka qenë fati i personave të zhdukur.
Kacin dje ka zhvilluar takime me zëvendësshefin e EULEX-it Andy Sparks dhe zëvendëskryeministrin Sllobodan Petroviç, kurse sot një takim e ka zhvilluar edhe me kryeministrin Hashim Thaçi dhe përfaqësuesin e BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar.
Kacin në të gjitha takimet ka theksuar nevojën e intensifikimit të përpjekjeve për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
Ai ka thënë se tema e të pagjeturve duhet të jetë domosdo në tavolinën e dialogut të ardhshëm në nivel të lartë që do të zhvillohet midis Kosovë dhe Serbisë. Familjet e të zhdukurve duhet të dinë të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre.
Ndonëse kanë kaluar 13 vjet pas luftës në Kosovë ende nuk dihet asgjë për fatie edhe të 1700 të zhdukurve. (lajmeShqip.com)