Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 15:49

Prishtinë – Ndodhë edhe kjo. Ndonëse ende nuk ia kanë plotësuar biografinë, emrin e tij e kanë të postuar në faqen zyrtare të internetit.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), në faqen zyrtare të internetit, krahas dy nobelistëve shqiptarë, Nënë Terezës dhe Ferid Muradit, e ka vënë edhe emrin e ish-udhëheqësit 40-vjeçar të Jugosllavisë, Josip Broz Titos.

Kjo nuk është ndonjë kuriozitet, por postim zyrtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Josip Broz Tito, i lindur në vitin 1892 në Kumrovc (Kroaci) ishte një ndër prjësit e luftës partizane në Luftën II Botërore, kurse pas saj e dizajnoi federatën e shteteve të Jugosllavisë, nën modulin e vëllazërim-bashkimit, të cilën e udhëhoqi për gati gjysëm shekulli. Vdiq më 4 maj të vitit 1980.