Lajme Shqip Wednesday, 17 April 2013 13:14

Tiranë – Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Volfarth, ka dhënë dorëheqjen pak ditë më parë.

Lajmin, botuar sot ne “Panorama”, e ka pranuar kete paradite vete ambasadori, duke deklaruar se atij i eshte ofruar nje pune e mire nga Ministria e Jashtme gjermane, te cilen e ka pranuar.

“Po eshte e vertete, një nga gazetat kryesore e ka pasur artikull, jam diplomat që kam tre vjet këtu, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë më ka ofruar një post të mirë që shumë do e ëndërronin dhe unë e kam pranuar. Kjo bëhet brenda këtij viti. Meqë jemi këtu dua të theksoj se unë do të rri edhe për zgjedhjet”- tha ai.

Ambasadori sqaroi se nuk eshte ai qe shkruan raportin per zgjedhjet.

“Nuk jam unë për të shkruar raportin e ODIHR-it, duhet të jetë e qartë që misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it vëzhgon e raporton kanë mandat të ndarë nga prezenca e OSBE”- tha ambasadori.

“Panorama” shkruante sot referuar ne burime zyrtare per largimin nga detyra të diplomatit gjerman gjashtë muaj përpara se atij t’i përfundojë zyrtarisht mandati. Gazeta provoi dje të kontaktonte me ambasadorin Volfarth për të mësuar më tepër për arsyet e dorëheqjes, por kjo ishte e pamundur.

Misioni i OSBE-së është angazhuar në procesin e hartimit të amendamenteve të Kodit Zgjedhor si dhe punës përgatitore për zgjedhjet e 23 qershorit. Ky Mision do të hartojë gjithashtu një raport në përfundim të zgjedhjeve, i cili do të diskutohet në verë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. Sipas të gjitha gjasave, raporti nuk do të prezantohet nga ambasadori Volfarth, por pasardhësi i tij në këtë post. Pak ditë më parë, gjatë prezantimit të raportit paraprak të ODIHR-it lidhur me procesin parazgjedhor në vend, Volfarth vlerësoi pozitivisht punën e KQZ-së.(LajmeShqip.com)