Lajme Shqip Wednesday, 29 July 2015 13:06

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka konfirmuar se javën e ardhshme do të votohet për themelimin e Gjykatës Speciale.

Pas takimit me Grupin Parlamentar të PDK’së, Thaçi ka thënë se themelimi i Gjykatës është në të mirë të Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht dështimit të parë, Zëvendëskryeministri ka thënë se do të ketë vota të mjaftueshme për të kaluar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ai tha se votimi i Gjykatës Speciale është zotim i Republikës së Kosovës për obligimet që kanë marrë.

Në anën tjetër, Ganimete Musliu, ka treguar se s’ka ndryshuar qëndrim sa i përket votimit të Gjykatës Speciale.