Lajme Shqip Wednesday, 25 June 2014 12:52

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga tha se zbardhja e fatit të të pagjeturve do të vendos paqen dhe stabilitetin në gjithë Ballkanin. Ajo i bëri këto komente gjatë takimit me një delegacion të Grupit Punues të Kombeve të Bashkuara Kundër Zhdukjes me Forcë.

Delegacioni i OKB-së është pritur edhe nga Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj.