Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 11:03

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e arritur më 25 gusht mes Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin e komunave serbe.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, këshilltari i presidentes për çështje juridike, Selim Selimi. Ai nuk ka dhënë detaje tjera.

Kjo iniciativë e Jahjagës vjen pas bisedimeve që kishte me përfaqësues të pozitës dhe opozitës. Me këtë veprim presidentja po mundohet të kthej normalitetin në Kuvendin e Kosovës.