Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 15:07

Prishtinë – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot zëvendëskryeministrin e pare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Begjet Pacollin.

Ish-Presidenti Pacolli e njoftoi Presidenten Jahjaga për lobimin në vendet afrikane për pavarësinë e Kosovës. Biseduan edhe për zhvillimin ekonomik. Jahjaga e falënderoi edhe një herë Pacollin që i lëshoi rrugë zgjidhjes së unitetit.

Ky i fundit e njoftoi Presidenten e vendit për vizitat në disa vende afrikane dhe për lobimin që po e bën për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe në angazhimin e miqve të Kosovës në misionet konkrete të vullnetit të mirë.

Zëvendëskryeministri Pacolli e informoi Presidenten edhe për gjendjen ekonomike, për politikën e privatizimit, për investimet në Kosovë, duke gjetur mundësinë e shfrytëzimit të  fondit të privatizimit për zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi punën e Pacollit në kapërcimin e ngërçit politik dhe në zgjedhjen e Presidentes, si faktor uniteti dhe konsensusi, duke theksuar angazhimin për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në vend.