Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 17:26

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga thotë se miratimi i rezolutës për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO është “lajm fantastik”.

 “Lajm fantastik nga UNESCO. Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s rekomandon kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës. Kërkesa tani i drejtohet Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në nëntor për votën e anëtarësimit. Vazhdojmë tutje me përkushtim për të avancuar vlerat, harmoninë dhe progresin e vendit tonë”, ka shkruar Jahjaga në Facebook